Ergys Fasila i akuzuar si pjesë e grupit që do të kryente akte terroriste në Shkodër gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael është liruar sot nga paraburgimi.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për Faslinë ka mbaruar afati i paraburgimit dhe gjykata sot caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” Së bashku me tre të tjerë Faslia u arrestua në nëntor të 2016 me akuzën se “në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, kanë propaganduar nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, se kanë mbështetur me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe se mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme”.
Më 7 nëntor ndaj Faslisë, Xhezair Fishti, Medat Gasani, Bekim Protopapa u dha masa e sigurisë ‘arrest me burg” Faslia punonte si berber në Shkodër. Dhe në një dëshmi për Ora Neës, pak pas arrestimit, nëna e Ergys Faslia, mohonte që djali i saj të ishte i përfshirë në ndonjërin prej aktiviteteve terroriste. Jetmira Faslia deklaronte se i biri me profesion berber, mezi siguronte të ardhura për familjen dhe nuk mund të ishte financues i militantëve të Shtetit Islamik. Ajo rrëfente se i biri nuk kishte dalë kurrë jashtë shtetit, madje nuk posedonte as pasaportë. Ergys Faslia u arrestua si i dyshuar si kreu i grupit por ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat