Gjykata e Lezhës dënoni të hënën me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj. I riu u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”. I konsideruar i mitur, pasi është nen 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën.

Por per shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet. Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e cila arriti të provojë, bazuar në rrëfimin e autorit se 17-vjeçari e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4-vjeç. I riu po ashtu pranoi ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes.

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit ai u vetëdorëzua në polici duke pranuar autorësinë dhe treguar dhe motivet e ngjarjes.

 

Artikulli paraprakREKTORJA: PËRKRAH KËRKESAT POR JO BOJKOTIN E PEDAGOGËVE
Artikulli tjetërZBARDHET PAS 7 VITESH ZHDUKJA E 16-VJEÇARIT NË KURBIN