FRROKU NUK NDODHET NË SHQIPËRI, AVOKATËT ANKIM NË GJYKATËN E LARTË. Arben Frroku duhet të rikthehet në burg dhe të vuajë dënimin e përjetshëm për akuzën e vrasjes së kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamajt në shkrut të 2013-ës. Ishte ky vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhënë tre muaj pasi biznesmeni Frrok fitoi pafajësinë në Shkallën e Parë nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Dritan Hallunaj.

Arben Frroku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, ndërsa prej më shumë se 1 jave ai është larguar nga Shqipëria dhe ende nuk dihet vendi ku ai qëndron.  Me këtë vendim të shkallës së dytë të drejtësisë i cili ende nuk është i formës së prerë përsa kohë avokatët paralajmëruan ankimimin në Gjykatën e Lartë, Frroku rezulton i shpallur në kërkim. Avokati i Frrokut tha menjëherë pas seancës se këtij vendimi do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Në një deklaratë për mediat Genci Gjokutaj tha se gjykata ndodhet nën trysninë politike dhe se më vendimin për të dënuar përjetë Frrokun janë shkelur procedurat.

Artikulli paraprakSHKODRANËT BESOJNË TEK PREMTIMET E FUSHATËS
Artikulli tjetërINUK ZBARKON NË SHKODËR, NISIN PRISHJET TEK STADIUMI