Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur bilancin e dosjeve që do ti kalojnë SPAK do ti transferohen rretheve.

Në bilancin përfundimtar është konkluduar që 24 dosje do i kalojnë për kompetencë Prokurorisë dhe Gjykatës Antikorrupsion, ndërsa 37 të tjera do të transferohen në rrethe.
Problem në këtë rast janë afatet më të pandehurit pasi shumë prej tyre janë në prag të përfundimit të afateve të paraburgimit dhe transferimi në një gjykatë tjetër do ti sjellë skadimin e këtyre afateve.

SPAK do të marrë në shqyrtim çështjen e Moisi Habilaj të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike, dosjen e Arbër Çekaj për 631 kilogram kokainë, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, dy ish-drejtues policie dosja e të cilëve u nda nga ajo e ish-ministrit Tahiri.

Po ashtu edhe Efthymious Eftimiu i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit apo dhe çështjet e mashtrimit me vizat kanadeze ku janë përfshirë mbi 40 persona do ti kalojnë Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Per të vlerësuar punën e prokurorëve dhe për tu dhënë atyre mesazhet e fundit në prag të shkrirjes, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka qenë që në orët e para të ditës edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Ai ka vlerësuar profesionalizimin e këtyre prokurorëve dhe ka vënë theksin te pavarësia që ka tashmë çdo përfaqësues i akuzës.

Më 20 dhjetor, Gjykata e Krimeve të Rënda pushon së vepruari, në vend të saj do të jetë Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Fillimisht SPAK do të nisë me 8 anëtar. Për të zgjedhur kryetarin e kësaj strukture 3 kandidatët do të parashtrojnë platformën e tyre pranë KLP në datën 18 dhjetor dhe një ditë më pas do të vijohet me betimin në presidencë.

Artikulli paraprakVRANË POLICIN MALAZEZ, ARRESTOHEN 3 SHQIPTARË
Artikulli tjetërPD: ZGJATJA E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME, SHOW I EDI RAMËS. NUK I SHËRBEN QYTETARËVE