Prej 30 vitesh rendet dyrve të gjykatave në kërkim të drejtësisë të cilen nuk e ka gjetur ende, ndërsa me harten e re gjyqësore e ka humbur shpresen se çështja e tij do të marrë zgjidhje.Pashk Nokaj nga Kurbini, thotë se largimi i gjykatës nga kjo zonë është një penalizim që do i bëhet këtij komuniteti me rreth 70 mijë banor.Diçka e tillë do të shtojë vonesat dhe do të sjellë kosto të lartë financiare shprehet qytetari.

Prej datës 1 maj të këtij viti, Gjykata e Kurbinit do të zhvendoset në Lezhë, duke ju shtuar plot 1600 çështje, çka pritet te krijoje kaos dhe vonesa, pasi në Gjykatën e Lezhës ambjentet janë teper të kufizuara.

Duke parë fluksin e lartë të çështjeve, Dhoma e Vendore e Avokatisë në Lezhë ka propozuar funksionimin e gjykatës me dy dhoma të ndara në atë penale dhe civile.

 

Artikulli paraprakDYFISHIMI I ÇMIMIT TË PATENTËS, RADHË NË POLIKLINIKË
Artikulli tjetërSHKOLLA “JORDAN MISJA” SHFAQJE PËR BARAZINË GJINORE