AVOKATËT E TOM DOSHIT, DEKLARUAN SE ÇËSHTJEN DO TA ÇOJNË NË GJYKATËN KUSHTETUESE. Gjykata e Lartë ka vendosur lirimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku duke dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.

Lajmin e dhanë avokatët e dy deputetëve, të cilët edhe pse u dha kjo masa ata u shprehën të pakënaqur. Avokatët e Tom Doshit, Vladimir Meçi dhe Ferid Muçaj deklaruan se çështjen do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Strasburgut. Edhe deputetët e Mark Frrokut u ndanë të pakënaqur nga arresti shtëpiak i klientit të tyre. Sipas Saimir Vishës dhe Genc Gjokutaj të gjitha provat ishin në favor të Frrokut. Avokatët e Tom Doshit deklaruan se do te shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut. Në këtë rast po diskutoheshin kërkesat e Prokurorisë. Masa e arrestit në shtëpi, është i padrejtë dhe i pambështetur në ligj. Ne u njohëm me provat dhe ka prova të tjera që vërtetojnë ato që ka thënë Tom Doshi. Në këto kushte e konsiderojmë vendimin të pabazuar.

Artikulli paraprak“ARREST SHTËPIE” PËR MARK FRROKUN
Artikulli tjetërPARTIA DEMOKRATIKE DENONCON TERRORIN POLICOR