Gjykata e Lartë : Për 2016, Kolegji Administrativ gjykoi vetem 2 çështje brenda afatit

Problemi i zvarritjeve të gjykimeve është një fenomen që ndodh në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por në Gjykatën e Lartë ky fenomen është më i dukshëm. Ky është konkluzioni i dalë në një studim të bërë nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, ku është analizuar puna një vjeçare e Kolegjit Administrativ. Sipas të dhënave, vetëm 2 dosje kanë përfunduar shqyrtimin brenda afatit ligjor nga 575 çështje të trajtuara në vitet 2015-2016. Një qytetari i duhet të presë muaj, vite, por në ndonjë rast edhe një dekadë që çështja e tij të mbarojë shqyrtimin në të tre shkallët e gjyqësorit. Kjo ndodh për të gjitha llojet e çështjeve, qofshin këto penale civile por edhe administrative. Sipas një studimi të bërë në Gjykatën e Lartë për vitin 2015 -2016 nga Qendra për Çështjet e Informimit publik, në Kolegjin Administrativ ka rezultuar se vetëm 2 nga 575 çështje janë shqyrtuar brenda afatit ligjor 90 ditor siç e ka parashikuar ligji, ndërsa çështjet e tjera janë shqyrtuar për një periudhë afro 820 ditore. Gerti Shella: 0.3% e totalit janë shqyrtuar nga Kolegji Administrativ brenda afateve që ka përcaktuar ligji. Nga vlerësimi rezulton se kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të një çështje në Kolegjin Administrativ për 2016 është 2080 ditë çështja më e gjatë e hasur në shqyrtimin gjyqësor nga kjo gjykatë dhe që përfaqëson diku rreth 5.7 vite kohë që i janë dashur Kolegjit Administrativ për të marrë në shqyrtim dhe për të dhënë një vendim mbi këtë çështje. Vonesa ka patur edhe me dorëzimin e vendimeve të arsyetuara në sekretaritë e gjykatave. Gerti Shella: Ligji 49/2012 parashikon që vendimi i Kolegjit Administrrativ duhet të shpallet i arsyetuar ne nuk gjejmë arsye të forta përse kur dispozita ligjore kërkon vendime të arsyetuara të kemi vonesa që kapin edhe rendin e 130 ditëve. Sipas Gerti Shellës nga një përllogaritje e realizuar nga INFOÇIP, rezulton se në total për dosjet e vendimuara në vitin 2016 nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë u akumulua në total një vonesë 13225 ditësh ose rreth 36 vjet.

Artikulli paraprakPLAKU DIGJET NGA ZJARRI QË NDEZI, PENGON PERHAPJEN
Artikulli tjetërJAHTI I PRINCIT SAUDIT ANKOROHET NË DURRËS, TAKON METËN DHE RAMËN