Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë. GJL ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, atë të arrestit shtëpiak.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJL vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO. Berisha ka “trokitur” në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke thënë se nuk ka kushte ligjore, që të mbahet në këto kushte. Sipas mbrojtjes, Berisha nuk ka mundësi që të ikë apo të prishë provat. Pavarësisht pretendimeve të Berishës, edhe betejën në Gjykatën e Lartë e humbi. Berisha ka të drejtë të revokojë masën në GJKKO.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET 37-VJEÇARI PËR PESHKIM TË PALIGJSHËM
Artikulli tjetërPRESIDENTI BAJRAM BEGAJ FIRMOS DEKRETIN PËR AMINSTINË PENALE