Gjykata e Lartë shtyn gjyqin për deputetin Armando Prenga .Nuk u paraqitën 6 dëshmitarë të akuzës.

Gjykata e Lartë u detyrua të shtyje seancën e radhës ndaj deputetit Armando Prenga, pasi 6 dëshmitarët e radhës të organit të akuzës nuk u paraqiten. Në sallën e gjyqit ndodhej vetëm avokati mbrojtës dhe prokurori, ndërsa asnjë nga 6 dëshmitarët e thirrur, banore të zonës së Kurbinit nuk ishin paraqitur. Për këtë fakt, gjykata vendosi të shtyje seancën, duke i lënë detyrë prokurorisë që të thërrase dëshmitarët në seancën e radhës. Vetë deputeti Prenga nuk kishte preferuar të paraqitet, duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës, Deputeti Prenga akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe plagosje të rëndë me dashje ndaj dy personave, në mbrëmjen e 5 shtatorit 2015 në Patok dhe Laç me pjesëtarët e familjes së peshkatarëve Cali. Ky sherr ka nisur për shfrytëzimin e lejes së peshkimit në lagunën e Patokut.

Artikulli paraprakPOLITIKANI ITALIAN:SHQIPERIA T’I MBAJ PER VETE KRIMINELET
Artikulli tjetërPOSEDONIN KANABIS SATIVA, E HEDHIN NE LUME.POLICIA NE KERKIM DY SHTETAS NGA PUKA