Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 6 mars seancën ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e gjyqtares kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet.

Dështimi i seancës bëri që të shtyhet edhe pyetja e 4 dëshmitarëve të paraqitur, mes të cilëve, Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.

Artikulli paraprakLEGALIZUAN PALLATIN NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN, PEZULLOHET NGA DETYRA DREJTORI I KADASTRËS SË LEZHËS
Artikulli tjetërRAMA MBLEDH ONLINE ASAMBLENË E PS-SË, ÇËSHTJET QË DO TË DISKUTOHEN NË MBLEDHJE