Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Ergys Arrazin.
Ai akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.
Erdgys Arrazi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij dhe të fëmijëve të çiftit.
Bashkëshortja e tij, Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit së bashku me tre fëmijët e saj në lumin Buna.
Trupi i nënës dhe tre fëmijëve është gjendur pas disa ditë kërkimesh nga polumbarët.