Disa dite pas vrasjes se gjykateses Fildes Hafizi nga ish-bashkeshorti, ne Gjykaten e Shkalles se Pare Shkoder jane zhvilluar homazhe ne kujtim te koleges se ndjere.

Te pranishem ishin gjyqtare, avokat, prokurore, forcat te policise ndersa nuk munguan as personalitete te pushtetit vendor si kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi dhe prefekti i qarkut Shkoder Paulin Radovani. Gjyqtari Arber Çela i cili prej disa muajsh punonte me te ndjeren Fildes u shpreh se ajo la pas kujtimin e pozitivitetit te saj , ndersa femijet humben nenen e dashur, dhe tashme ato kane me shume nevoje se kurre per perkrahjen e tyre.

Ndersa nuk mungoi dhe nje minut heshtje ne nderim te koleges se ndjere. Me pas te pranishmit kane shenuar fjale ngushellimi ne bllokun e kujtimit, prane qiriut te ndezur dhe fotografise e cila fiksonte Fildesin te veshur pelerinen e drejtesise se munguar qe fatkeqesisht i mori jeten mesditen e 31 gushtit. Fildeze Hafizi ishte emeruar Gjyqtare ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Shkoder ne shkurt te ketij viti.

Artikulli paraprakRAMA “MBRON” RUÇIN PËRBALLË KRITIKËVE
Artikulli tjetërARRESTOHET, TAKSISTI “GRABITËS”