Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë arrest me burg shtetasin B.I i dyshuar për plagosjen e G.B dy ditë më parë në Shkodër.
Pala mbrojtëse ka kërkuar paligjshmerinë e arrestit si dhe masë e sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjyqtarja Kostandina Kuro vendosi arrest me burg, kërkesë kjo edhe e prokurorit Astrit Halilaj.
I dyshuari nuk ka folur në seancë ndërsa më përpara në polici ka mohuar autorësinë e plagosjes.