5 punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës Shkollor Shkodër dolën sot përpara togave të zeza .

Ato u njohen me akuzat e ngritura nga Prokuroria.Organi akuzës paraqiti në sallë provat materiale sic ishin përgjimi ambiental apo edhe aktet e ekspertimit të vajzave të mitura të cilat kishin deklaruar se janë keqtrajtuar nga punonjëset e po ashtu janë abuzuar seksualisht nga fëmijë më të rritur të qëndrës e si edhe nga djali 15-vjecar i ish Drejtoreshës Albana Llazani.Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët.Edhe organi i akuzës kërkoi vlerësimin si të ligjshëm të të pandehurave dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në Burg”. Kjo kërkesë u mor parasysh nga gjykata e cila pasi shqyrtoi plotësisht cështjen la në fuqi vendimin e “Arrestit me Burg”. Ndërkohë punonjëset nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre duke i mohuar ato cfarë tre vajzat e mitura kishin treguar përpara prokurorëve dhe pranisë së psikologut.Brenda 10 ditësh 5 të akuzuarat kanë të drejtën e apelimit të cështjes.Të dyshuarat për dhunë dhe keqtrajtim të të miturve janë  Albana Llazani , ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër dhe 4 punonjëse të tjera  Rafaela Camaj  Shpresa Nishani, Najada Rramolli,  Violeta Marku,.Ata dyshohen se kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimitit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve.”.Tashmë pritet që të dalin pëpara gjykatës e cila do të caktojë për ta masën e vlerësimit.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 20.05.2016
Artikulli tjetërLETERSIA SI VEND KUJTESE NË SHKODËR