Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë, Emrah Shabaj I cili u arrestua nga Policia e Shkodrës 1 ditë pas zgjedhjeve nën akuzën e pengimit të procesit zgjedhore në qëndrat e votimit në njësinë administrative të Postribës. Gjykata e Shkodrës e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 23 vjecarit pasi sipas trupit gjykues nuk ka prova që e fajësojnë 23 vjecarin Shabaj.
Trupi gjykues I kryesuar nga gjyqtarja Arta Llazari, pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorisë dhe palën mbrotjëse, ka vendosur të lërë të lirë 23 vjecarin Emrah Shabaj, nipi i ish kryetarit të Komunës Postrobi Faz Shabaj.

Dy ditë më parë kanë qënë familjarët të cilët e cilësuan arrestimin e tij totalisht politikë për shkak të bindjeve që ka familja Shabaj në zonë, ndërkohë që duket se këto pretendime qëndrojnë edhe në argumentimin e gjykatës së Shkodrës e cila ka cilësuar të padrejtë arrestimin pa pasur asnjë provë.

Artikulli paraprak500 MIJE EURO DEM KOMPANISE,ARRESTOHET 29 VJEÇARI,PUNONTE NE “CALL CENTER”
Artikulli tjetërSHKODËR, 300 KG DROGË NË NJË FURGON, ARRESTOHEN 5 PERSONA