Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë Drejtorin e Tatimeve Hysen Hysa ndaj të cilit Prokuroria e këtij qyteti kishte ngritur akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”.

Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të premte me dyer të mbyllura dhe zgjati për rreth një orës e gjysëm.Në gjyq nuk u lejuan mediat por as familjarët.Gjykata pasi shqyrtoi në teresi cështjen vendosi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit ndaj personit nën hetim Hyses Hysa , ndërsa caktoi për të masën e sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes Jashtë shqipërisë”” ndërsa mbrojtja kërkoi vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe moscaktimin e asnjë mase sigurimi , duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim. Gjyqtarja Luveda Dardha urdhëroi lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim Hysen Hysa nga dhomat e paraburgimit.Gjithashtu pa autorizimin e gjykatës drejtorit Hysen Hysa i ndalohet dalja jashtë shtetit.Jashtë gjykatës me dhjetra të afërm e familjarë qëndruan në pritje të vendimit deri kur u mësuan për lirimin e Hysa.Drejtori i Tatimeve Hysen Hysa u ndalua me 13 qershor të këtij muaji nga policia e shkodrës me urdhër të Prokurorisë .Nga hetimi i organit të akuzës rezultoi se drejtori Hysa ka kredituar në mënyrë të kundraligjshme vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në shumën mbi 10 milion lekë të reja për subjektin tregëtar H.. shpk në pronësit të nipit të hysaj një biznesmen ky i njohour në rrethin e Malësisë së Madhe.Në raportin e Prokurorisë thuhet se djali i motrës i drejtorit të tatimeve kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së.Në bazë të legjislacionit fiskal kompanitë që importojnë mallra nga jashtë për efekt të biznesit duhet të paguajnë detyrimet doganore para se të përfshihen në skemën e rimbursimit të TVSH-së.

Artikulli paraprakPREZANTOHET NË SHKODËR PROGRAMI “MEKATRONIKA”
Artikulli tjetërINAGUROHET FILLIMI I PUNIMEVE NË XHAMINË E BËRDICËS