Në një kohë kur qeveria ka parashikuar se brenda këtij viti do të përmbyllë reformën në sistemin e drejtësisë, prokuroria e krimeve të rënda po përgatit dosjet penale për më shumë se dhjetë gjyqtarë të shkallës së parë.

 

Mësohet se këta gjyqtarë ushtrojnë detyrën në gjykatat e shkallës së parë në Fier, Elbasan, Durrës dhe Shkodër.

Pas denoncimeve të shumta që kanë ardhur nga qytetarët e këtyre rretheve, Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me shkelje ligjore.

Për gjyqtarët në fjalë ka dyshime se janë përfshirë në afera korruptive, ndërkohë pritet përfundimi i hetimeve për të vërtetuar nëse pretendimet e qytetarëve qëndrojnë apo jo.

HETIMET VIJNË PAS DISA RASTEVE TË DENONCUARA

Hetimet për togat e zeza vijnë pas disa rasteve të gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion. Kujtojmë Shtjefën Lleshi, në Pukë, Marsela Balili, gjyqtare e Krimeve të Rënda, Rasim Doda, gjyqtar Sarandë, Parashqevi Ademi, në Lezhë, etj.

Dosjet për togat e zeza përbëjnë një pjesë të rëndësishme të 400 rasteve që po hetohen nga njësia antikorrupsion, e ngritur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në të cilën po jep asistencë edhe eksperti i OPDAT, Gjon Juncaj.

Njësia atikorrupsion po kryhen veprimet procedurale sa u përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

Artikulli paraprakLALOSHI: AKSIONI I TATIMEVE ËSHTË I DHUNSHËM
Artikulli tjetërVUKA: DISA SHKOLLA NË ISH-KOMUNAT TË DEGRADUARA