Gjykata e Shkallës së Parë e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tre punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura duke i liruar nga qelia. Vesel Tusha 56 vjeç specialist në Zonat e Mbrojtura dhe Palë Keçi 65 vjeç, që tani dilte në pension me Refik Zaganin 57 vjeç roje mjedisore në Zonat e Mbrojtura u arrestuan para dy ditësh dhe u akuzuan për shpërdorim detyre.

Policia njoftonte se pas kontrolleve në Velipojë janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj duke i arrestuar, por sot gjykata i liroi. Ndërkohë që u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke”; Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç, M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Pas lirimit nga gjykata, Administrata e Zonave të Mbrojtura thotë se ka mbështetur që në fillim dhe vazhdon të mbështesë procesin për zbardhjen e ngjarjes me besimin e plotë tek pafajësia e punonjësve.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në fund ka edhe një mesazh për punonjësit që u liruan nga gjykata, në veçanti duke i uruar pensionin Palë Keqit, i cili ditët e fundit të punës u arrestua në mënyrë të paligjshme sipas gjykatës. “Skuadra e Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër i uron kolegëve Vesel Tusha dhe Refik Zagani punë të mbarë në vazhdim, ndërsa Palë Keqit i urojmë ta gëzojë pensionin”.

Artikulli paraprakHANI VETËM? NJË NDËR SHKAQET KRYESORE TË PALUMTURISË
Artikulli tjetërKONFIRMOHET NË DETYRË, GJYQTARI I APELIT NË SHKODËR