Në seancën për verifikim të masës së sigurisë Gjykata e Shkallës së parë Shkodër dha “arrest me burg” për Bajram Bregun, shtetasin e arrestuar në Tiranë nga RENEA dhe FNSH tek “Komuna e Parisit”.

Bajram Bregu është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, vendimi që ka marrë formë të prerë.

Bajram Bregu pritet tashmë të vuaj dënimin në burg ndërsa cilësohet nga policia si person i rrezikshëm dhe i dyshuar për ngjarje të tjera kriminale.

Gjykata dha arrest me burg edhe për përkrahësin e Bajram Bregut, shtetasin Bajram Çekorja.

Artikulli paraprakSHKODËR, I JEPET “JETË” LAPIDARIT RINISË
Artikulli tjetërRRËZOHET DEKRETI I PRESIDENTIT META PËR VETTINGUN NË POLICI