Gjykata e Tiranës lë në fuqi urdhër arrestin ndërkombëtar për Becchetin
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi arrestin ndërkombëtar për llogari të Shqipërisë për Francesco Bechetin dhe Mauro de Renzin. Francesco Becchetti dhe Mauro De Renzi, ish-pronari i Agon Channel dhe administratori italian, depozituan në Gjykatën e Tiranes kërkesën për heqjen e masës së sigurisë arrest me burg dhe heqjen e kërkimit policor nga sistemi TIMS dhe INTERPOL për llogari të Shqipërisë. Kërkesa u depozitua nga avokatët e Bechettit me argumentin se Anglia refuzoi ekstradimim për llogari të Shqipërisë. Seanca për të vendosur nëse pranohet apo jo kërkesa e Bechettit u rrëzua nga gjyjata duke lënë në fuqi arrestin me burg dhe kërkim nga INTERPOL-i.