Në sallën numër gjashtë të gjykatës së Vlorës ku u zhvillua senca gjyqësore nuk ka ambiente izolimi, as dhoma të sigurta ku qëndron i dënuari.
Ndërkohë që kanë kaluar mëse 24 orë nga arratisja e bujshme por policia nuk ka rënë ende në gjurmë të Mikel Kasajt që u dënua të mërkurën me 4 vjet e gjysmë burg për rrëmbim personi.
Dy punonjësit e policisë së burgjeve Gjolek Hodaj dhe Granit Zani janë ndaluar për shkak të incidentit. Ata kishin për detyrë të shoqëronin Kasaj dhe tani akuzohen për shpërdorim detyre.