SHKAK KRYESOR PËR NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURISË PROBLEMET E TIJ NË ZEMËR. Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë në “detyrim paraqitje” dhe jo “arrest me burg”
ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika i arrestuar nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Spitalit Amerikan, ku Gjika qëndron i shtruar prej ditës së djeshme si rezultat i problemeve në zemër dhe tensionit të lartë, kryebashkiakut pritej t’i komunikohej masa e sigurisë “arrest me burg” e vendosur në mungesë nga Gjykata e Vlorës dhe me kërkesë të Prokurorisë. Por në rivlerësimin e sotëm, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” ndaj Gjikës. Në një dalje për mediat në përfundim të seancës, avokati i tij, Ardian Leka e cilësoi këtë si një vendim të drejtë, dhe që ka ardhur sipas tij pas verifikimit të gjendjes shëndetësore të klientit të tij si dhe provave të Prokurorisë që siç u shpreh ai rezultuan të gabuara. Pas këtij vendimi të gjykatës, Shpëtim Gjika lihet i lirë rreth 2 ditë pas arrestimit të tij, i ndodhur të premten pasdite pasi nga hetimet e kryera rezultoi se Gjika ka falsifikuar dokumentet lidhur me lejen e dhënë në vitin 2011 për një pallat 11-katësh në qytetin bregdetar