Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës në Gjykatë tha se ky vendim është marrë nën presion të Edi Ramës, duke e cilësuar si ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare.

“Ky vendim i sotëm i marrë nën presionin e Ramës, i paralajmëruar më parë nga ministrja e Ramës presioni mbi gjykatën ishte në sallë. Vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, ka thyer çdo rregull, që deri më sot ka vendosur legjislatori dhe jurisprudencë. Sot gjykata zhbëri 11 dhjetorin atë kuvend të jashtëzakonshëm, të gjithë përpjekjen e anëtarëve me votë që demonstruan se kush është vullneti i demokratëve, vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. U vra pluralizmi”, tha Bylykbashi.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ PAS RRETH TRE ORËSH GJYKATA E APELIT MERR VENDIMIN PËR VULËN E PD
Artikulli tjetërGJYKATA VENDOSI PRO ALIBEAJT, REAGON PËR HERË TË PARË BERISHA