Është dhënë masa e sigurisë për, Kristjan Kelmendin dhe Marjan Kolen, të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur ‘arrest në burg’ për dy të arrestuarit. Është lënë me afat deri me 3 janar, kohë kur do merren kamerat e një poligoni qitjeje në Kosovë. Të arrestuarit kanë mohuar vrasjen sepse pretendojnë se kanë qenë në Kosovë të dy ditën e vrasjes së ish-deputetit dhe se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë se ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-deputeti Pashko Ujka u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, mbrëmjen e 29 nëntorit në Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDEROHEN ME ÇMIM MIRËNJOHJE BILARDISTËT
Artikulli tjetërBOTËS PO I VJEN FUNDI? PARASHIKIMI I SHKENCËTARËVE: JA KUR MBYLLET CIKLI I JETËS NË TOKË