Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për nëntë personat e shpallur në kërkim pas arrestimeve pas tërmetit të 26 nëntorit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lënë në burg Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet; Artur Cela, ish-drejtori i INUV; Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit; Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”’;
Arben Qato pronar i Vila Palma; Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos); Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit si dhe Skerdiliad Bello dhe Rasim Shehu.
Mbi ta rëndon akuza për “Vrasje me dashje të kryer në mënyrë indirekte” dhe 7 persona në Tiranë të akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.