Gjykata kroate vendos të ekstradojë Ballistin në Serbi
Një gjykatë kroate ka vendosur të ekstradojë Ismail Morinën i njohur si Ballist Morina në Serbi. Ballist Morina, tifozi i çmendur i kombëtares shqiptare, është i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015. Ai është arrestuar në Kroaci një muaj më parë pasi u ndalua në pikën e kalimit kufitar pa dokumente identifikimi, ndërsa pas verifikimeve ka rezultuar se kërkohej në Serbi. Morina ka dalë tre ditë më parë në gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi. Drejtësia serbe prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka lëshuar një urdhër arresti lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur Autochtonus solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes. I menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të Ballist Morinës, të cilët kanë deklaruar se do të vetëflijohen nëse do të ekstradohet në drejtim të Serbisë.