Gjykata Kushtetuese heq emrin Besnik Muçit nga faqja zyrtare.
Një ditë pas shkarkimit të tij nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Besnik Muçi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar mandatin e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një kërkese që u dorëzua paraditen e sotme ai i kërkonte që të verifikohej mbarimin e mandatit të tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe marrjen e këtij vendimi.
Rreth orës 14: 50 nga faqja zyrtare online e Gjykatës Kushtetuese u hoq emri, fotoja dhe CV e Muçit.
Ndërkohë në mesditë, ish Prokurori i Krimeve të Rënda takoi kreun e shtetit. Presidenca informoi se kreu i shtetit i kishte kërkuar të rishikonte qëndrimin. Gjithashtu priste nga Kushtetuesja të shpallte mënjehërë vakancën e re për aplikim.
Besnik Muçi eshte gjyqtari i parë më jetëshkurti si anëtar në Gjykatën Kushtetuese, vetëm 1 muaj.Ai u betua më 18 tetor 2019 tek presidenti dhe më 21 nentor u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.