Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për Komisionet Hetimore. Gjykata ka pranuar kërkesën e PD-së për shqyrtimin e ligjit.

Seanca do të mbahet më datë 27 maj të këtij viti. Në dhjetor të vitit të shkuar mazhoranca miratoi ligjin e ri për komisionet hetimore që u kontestua nga Rithemelimi në parlament. Gjykata Kushtetuese është shpresa e fundit për Rithemelimin që ky ligj të rrëzohet. 33 deputetë opozitarë dorëzuan në Kushtetuese muajin e shkuar kontestimin e tyre për këtë ligj duke pretenduar se mazhoranca synon të privojë opozitën të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë.

Ndërsa sipas socialistëve ligji qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor, ndërkohë që sipas mazhorancës deri më tani komisionet hetimore janë përdorur për luftë politike.

Artikulli paraprak15-VJETORI I ANËTARËSIMIT NË NATO/ I NGARKUARI ME PUNË I SHBA WISNER FALËNDERON SHQIPËRINË
Artikulli tjetërPOLICIA SHPËTON DY PERSONA QË RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET