Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim padinë e opozitës që kërkon shkrirjen e strukturës, të ashtuquajtur ‘bordi i transparencës’, e cila vendos çmimet e produkteve ushqimore.
Gjykata ka caktuar 31 janarin si ditën kur do të zhvillohet beteja e parë ligjore e demokratëve jo vetëm kundër qeverisë, por edhe Autoritetit të Konkurrencës.
Më herët Gjykata Kushtetuese pranoi edhe padinë e PD-së për “Butrintin”, duke ftuar palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023 dhe më pas do të zhvillohet seanca publikë.