Gjykata Kushtetuese ka kaluar për gjykim kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Deri tani janë marrë në shqyrtim në filtrin e parë nëse duhet të kalojnë për gjykim ose jo 52 nga cështjet e dorëzuara në Kushtetuese, nga të cilat janë pranuar vetëm dy, padia e Presidentit për Teatrin Kombëtar dhe kërkesa e kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi për anulimin e 30 Qershorit.

Shqyrtimi dhe vendimi për kalimin ose jo të cështjeve në gjykim bëhet nga tre anëtarë të Kushtetueses. Por për të gjykuar një dosje duhen të paktën gjashtë anëtarë, ndërsa tani janë vetëm katër. Kjo do të thotë se këto dy cështje që deri tani kanë marrë ‘Ok’ për gjykim do të presin zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të tjerë që të plotësohet trupa.

Kujtojmë që Voltana Ademi në 18 korrik kërkoi shpalljen antikushtetues të zgjedhjeve të 30 Qershorit me argumentin se Presidenti anuloi dekretin. Tashmë kjo cështje do të gjykohet sapo të formohet trupa në Kushtetuese me gjashë gjyqtarë.

Ankimimi në Kushtetuese u propozua nga SHBA, në raportin e paraqitur një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Teksa e quajti të rregullt procesin zgjedhor, SHBA theksoi qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese, që të ngrihet.

Artikulli paraprakFSHF PEZULLON DY GJYQTARËT E SUPERLIGËS
Artikulli tjetërIDENTIFIKOHEN TRE HAJDUTËT,VODHËN PARA,MAKINA DHE BIZNESE