Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 34-vjeçarin, Erdet Çapoku, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij Enkeleda Çapoku në Paskuqan.

Në seancën gjyqësore, e cila u mbajt pjesërisht me dyer të mbyllura, gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Gjyqtari e cilësoi të ligjshshme kërkesën e organit të akuzës pasi sipas tij ekziston mundësia e largimit e të dyshuarit, por ashtu edhe mundësia për prishjen e provave dhe pengimit të hetimit të prokurorëve.

I pranishëm në seancë ishte dhe vetë Çapoku. Ai përfaqësohej nga avokati Mariglen Meta. Vepra penale për të cilën akuzohet është “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Paskuqan në të gdhirë të së premtes.

Erdet Çapoku hyri me dhunë në banesën e kunatës dhe e goditi me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të rënda që i sollën edhe vdekjen e 35-vjeçares.

Në dëshminë e tij para policisë, Erdet Çafoku ka shfaqur pendesë për krimin, duke thënë se ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin.

Ai ka pretenduar se e ruante kunatën pasi bashkëshorti i saj, njëherësh i vëllai i Erdetit, ja kishte lënë amanet.

Artikulli paraprakPS E PUKES PAKËNAQËSI MES ANËTARËVE,QENDRA VENDOS KRYETAR TË KOMANDUAR
Artikulli tjetërKOMISIONERI PËR ZGJERIM VIZITON SHKUPIN DHE TIRANËN ME 15-16 JANAR