Gjykata e Lezhës lehtëson masën e sigurisë për kryetarin e bashkisë Fran Frrokaj.

Me vendimin e sotëm Fran Frrokaj do të hetohet në masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.

Deri dje ai ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën Rana e hedhun në Shëngjin

Avokati Ardiujan Leka kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest shtepie” dhe caktimin e mases se sigurisë “detyrim me paraqitje në polici gjyqësore” apo masën e sigurimit “garanci pasurore”

Edhe prokurori Erjon Shehaj ishte dakord për kërkesën e palës mbrojtëse, për vendosjen e masës së sigurisë “detyrim me paraqitje në polici gjyqësore” por dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Artikulli paraprakRRËFIM – SULE RAMA
Artikulli tjetërSHTOHET LISTA E BARNAVE TË RIMBURSUESHME