Është lënë në fuqi masa arrest me burg për Jamarvër Malltezin lidhur me çështjen e kompleksit Partizani. Po ashtu është lënë në fuqi edhe masa detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte për ndërtuesin Fatmir Bektashi.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.