Menjëherë pas vendimit të Gjykatës për të pushuar çështjen ndaj Lulzim Bashës për lobimin rus ka reaguar edhe Partia Socialiste.

Në një reagim, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se vendimi i gjykatës është një teatër i turpshëm.

Sipas Ballës, kjo çështje nuk do të mbyllet pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë. Ai tha se vendimi erdhi nga ata gjyqtare qq ndjekin parimin “Kap çfare të kapësh”.

Reagimi i Ballës
Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim.
Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.

Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë.

Artikulli paraprakVRASJA E STUDENTES GREKE, NËNËS SË 21 VJEÇARES I BIE TË FIKËT NË SEANCËN GJYQËSORE
Artikulli tjetërNGRICAT RREZIK PAS DËBORËS, VËSHTIRËSI NË QARKULLIM