GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e ish-kompleksit “Partizani”. Këtë kërkesë të Berishës e ka shqyrtuar brenda ditës gjyqtarja Flora Hajredinaj, e cila ka vendosur që Irena Gjoka të mos përjashtohet nga kjo çështje. Sipas Hajredinajt kërkesa e avokatëve të Berishës është e pabazuar. Këta të fundit kanë pretenduar se Gjoka ka shkelur Kushtetutën pasi sipas tyre duhej marrë më parë leje në Kuvend për të dhënë më pas vendimimin “detyrim paraqitje” dhe moslejmin të daljes jashtë vendit psër Sali Berishën. Edhe gjyqtarja Hajredinaj që ka shqyrtuar kërkesën është në një linjë me Gjokën.

Artikulli paraprakPSIKOLOGIA: MËSUESIT TË BËJNË MË KUJDES
Artikulli tjetërTAKIMI KURTI-VUÇIÇ NË BRUKSEL, REAGON RAMA