Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e ish-deputetit të LSI-së Gledion Rehovica për t’u rikthyer në parlament.

Rehovica mori pafajësi për akzuat e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit por humbi mandatin e deputetit.

Një vit më parë atij iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si deputet, pasi u akuzua se kishte gënjyer me formularin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim të drejtësisë italiane.

Në datë 31 janar të këtij viti media  siguroi vendimin e pushimit të hetimeve nga prokuroria për ish-deputetin.

Nga hetimet dhe verifikimet e njësisë së dekriminalizimit rezulton se në Itali Rehovica njihej me emrin Mina Kusta, por për prokurorin nuk ka vepër penale e për pasojë janë pushuar hetimet.

Pak ditë më parë po e njëjta gjykatë rrëzoi edhe padinë e ish-deputetit Aqif Rakipi i cili kërkonte rikthimin në parlament .

Artikulli paraprakDHUNA MES ADOLESHENTEVE, ARQIMANDRITI:PRINDËR KONTROLLONI TELEFONAT E FËMIJËVE
Artikulli tjetërARRESTOHET PAS SHERRIT NË FSHAT, POLICIA I GJEN NË BANESË ARSENAL LUFTARAK