Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, u mor vendimi për deklarimin fajtore të ish ministres së arsimit Mirela Karabina, për dëmin moral ndaj ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca.

Gjykata ka detyruar ish-ministren të dëmshpërblejë në vlerën e katër milionë lekëve (të vjetra) ish- Sekretarin e Përgjithshëm Ndreca, për dëmin moral, të ardhur për shkak të shpifjeve publike që ish ministrja kishte adresuar në dëm të këtij të fundit.

Gjykata ka vlerësuar se të gjitha deklarimet publike të bëra nga ish ministrja në adresë të ish Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie janë të pavërteta dhe përbëjnë shpifje.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NDAJ DY SHQIPTARËVE, NJËRI PREJ TYRE PRONARI I NJË LOKALI
Artikulli tjetërVRET VETEN ME ARMË GJAHU, 13-VJEÇARI