Tre ditë pas arrestimit, sot dolën para gjykatës penale të Tiranës 31 personat e vendosur nën akuzë, 29 të arrestuar dhe 2 në detyrim paraqitje në lidhje me dosjen e tërmetit të 26 nëntorit të 2019.

Seanca nisi në orën 12:00 dhe përfundoi në orën 19:00, ndërsa vendimi do të jepet nesër për të akuzuarit.  Prokuroria ka kërkuar që 13 prej të arrestuarve të vijojnë që të qëndrojnë në burg, 5 të lirohen nga qelia dhe të lihen në detyrim paraqitje, ndërsa 13 të tjerët në arrest shtëpie.

Gjykata dëgjoi sot palët, prokurorinë dhe mbrojtjen dhe në fund vendosi që nesër në orën 10:00 të vendosë në lidhje me biznesmenët, ndërtuesit, ish-kryetarët e komunave të Farkës e Kasharit, por edhe zyrtarët e tjerë që prangosi tre ditë më parë.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 4 PERSONA ME 60 KILOGRAMË HASHASH ÇOKOLLATË
Artikulli tjetërMASKAT E DHUNUAN DHE I PRENË FLOKËT, DËSHMIA E GRUAS SHTATZËNË