THAÇI TAKOHET ME BUSHATIN, VIZITA NË KUADËR TË MBLEDHJES SË QEVERISË SË DY VENDEVE. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, është duke u formuar për ta ruajtur partneritetin ndërkombëtar. Thaçi gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushatin, tha se kjo gjykatë nuk i është nevojitur fare Kosovës, por sipas tij, kjo do të bëhet.

Edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se me formimin e kësaj gjykate, nuk do të ngatërrohet koncepti i luftës për liri dhe i krimeve të luftës. Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se cilat do të ishin pasojat e mos formimit të kësaj gjykate, zv.kryeministri Thaçi tha se me një mohim të mundshëm të spektrit politik, krimet e pretenduara të luftës, do të gjykoheshin në një gjykatë të OKB-së.

Artikulli paraprakEUROPA LEAGUE, PËRCAKTOHEN ÇIFTET E FAZËS SË 1/8-ve
Artikulli tjetër“AUTOPORTRET”, EKSPOZITË E AKADEMISË SË ARTEVE