KA QENE PO AI QE I KA PREZANTUAR DOSHIT, DURIM BAMIN SI PERSONI I CAKTUAR PER TA KRYER EKZUKUTIMIN. Deputeti, Mark Frroku, rezulton se eshte personi qe ka informuar Tom Doshin se u është paguar nje shume e madhe parash personave te caktuar, te cilet do te te organizonin eleminimin e tij fizik.
Dhe mbi te gjitha ka qene po ai qe i ka prezantuar Doshit, Durim Bamin si personi i caktuar per ta kryer ekzukutimin. Ne 13 faqe, Kolegji Penal e ka vleresuar masen e “arrestit me burg” per dy deputetët si masen me te rreptë qe parashikon kodi i procedures penale dhe si e tillë duhet vendosur vetem kur çdo mase tjeter eshte e papershtatshme per shkak te rrezikshmerise se veçante te vepres dhe te pandehurit. Ky Kolegj e ka vlerësuar te paligjshem ndalimin e dy depuetetëve ne daten 26 mars, duke vendosur masen e arrestit shtepiak. Ne te dyja arsyetimet qe Gjykata e Larte ben ndaj ty deputeteve te marrë te pandehur, permenden fakte dhe emra deshmitaresh te cilet kane qene te perfshire ne gjithe kete histori. Deshmite e 49 personave te pyetur jane dhe emrat politikaneve te perfshire ne kete hetim, por edhe biznesmenë me kontigjentë penal te denuar per trafik nderkombetar droge. Rezart Skenderi personi qe u akuzua se perndiqte deputetin Doshi ne çdo levizje te tij, rezulton te jete pyetur per llogari te hetimit. Ne listen e personave qe mund te kishin dijeni mbi rrethanat e çeshtjes, prokuroret kane marrë ne pyetje edhe babin e kryetarit te Parlamentit Ilir Meta, personi i cili u akzua se kishte paguar 600 mije euro per vrasjen e deputetëve Doshi dhe Fufi. Ne vendimin e arsyetuar nuk jepen detaje nga keto deshmi, por ajo qe evidentohet eshte se Kolegji Penal ka qene unanim per mbajtjen nen arrest te Mark Frrokut. Ndersa per Tom Doshin, gjyqtari Artan Zeneli ka qene kunder 4 votave per mbajtjen nen arrest shtepie ndaj deputetit. Ne kete çeshtje dhe pse u perfolen gjate, nuk rezulton te jene pyetur Drejtori i hetimit Haki Cako, ish- Drejtori i Pergjithshem i Policise Artan Didi, i cili rezulton te kete pasur dijeni si dhe ai i Tiranes Ardian Çipa.