Gjykata zvicerane burgos dy shqiptarët
Dy shqiptarë që kishin kryer shumë vjedhje në kantonin e Aargaut, por edhe në Solothurn, janë dënuar me katër vjet burg, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’. Sipas mediave zvicerane, ata ishin përgjegjës për grabitje në vlerë prej 250 mijë franga zvicerane, përcjell albinfo.ch. Gjithnjë sipas mediave zvicerane ata kanë kryer deri në 30 grabitje deri më tani, që nga viti 2014. Shqiptarët kishin thënë se ishin në kërkim të një pune në Zvicër, dhe pasi nuk kishin gjetur punë, kishin hyrë në këto ujëra. Megjithatë, gjykatësi dhe prokurori, nuk iu besuan këtyre deklaratave të tij.