Gjykata zviceriane denohen shqiptaret per perdhunim

Gjykata e Bazelit dënoi një kosovar me 22 muaj burg, pasi kishte dhunuar dhe kërcënuar gruan e tij, për vite me radhën. Ndërsa në Zyrih, një burrë tjetër po shqiptar kishte dhunuar dhe përdhunuar gruan e tij mori dënim më të rëndë. Sipas aktakuzës, kërcënimet me vdekje ndaj gruas së tij ishin pothuajse të përditshme. Personi i cili u paraqit të enjten para Gjykatës Penale të Bazelit, i akuzuar për keqtrajtimin për shumë vite të gruas së tij, ishte sërish i akuzuar për dhunë, por këtë herë nga e dashura e tij, shkruan 20min.ch I pyetur nga Gjykata për këto kërcënime, kosovari, i cili mbërriti në Zvicër në vitin 1991, shpjegoi se ai thjesht nuk kishte çfarë të bënte, raporton “Basler Zeitung”. Por, siç vuri në dukje prokuroria gjatë seancës dëgjimore, i pandehuri nuk foli gjatë. Në rastin e parë ai kishte dhunuar gruan e tij duke e qëlluar me një vazo në kokë, ku sipas një raporti-mjeko ligjorë mund ti kishte shkaktuar dhe vdekjen. Sipas tij, shkaku që ka dhunuar gratë ishte se ata nuk donin të pastronin shtëpinë. Por për këto ngjarje prokurori publik kishte kërkuar dënimin prej 4 vjet e gjysmë burgim për kosovarin. Por, drejtësia përfundimisht e shqiptoi me një sanksion më të lehtë duke i dhënë 22 muaj burg. Gjykata arsyetoi vendimin e saj, duke shpjeguar se i akuzuari nuk kishte një dosje penale. Ajo gjithashtu vuri në dukje se e dashura e të pandehurit ndërkohë kishte tërhequr ankesën e saj. Ndërsa rasti tjetër është i një 64-vjeçari shqiptar, i cili u paraqit në gjykatën e Zyrihut pasi kishte keq trajtuar dhe përdhunuar gruan e tij për vite me radhë, shkruan “TagesAnzeiger”. “Për ty, unë jam perëndia”, i kishte thënë ai gruas. Dëgjimi zbuloi të enjten se gruaja, e paralizuar, ka pritur një kohë të gjatë para se të denoncoje bashkëshortin e saj në polici. Vetëm pasi djali i saj 10-vjeçar i tha se nuk guxonte të shkonte në shtëpi, ajo më në fund mori guximin dhe e denoncoi. Shqiptari gjithashtu përdhunonte gruan e tij në mënyrë të përsëritur. Për këtë, ai vendoste një batanije në dyshemenë e kuzhinës, ku e rrihte apo e kafshonte gruan e tij gjatë aktit. Si përfundim gjykata vendosi që ta dënonte shqiptarin me 7 vite burg.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DOGANIERË DHE POLICË, FUSNIN NGA GREQIA VESHJE KONTRABANDË
Artikulli tjetërDROGA NË VELIPOJË, BASHA: POLICI ISHTE DËNUAR NË ITALI, MBROHEJ NGA HABILAJ