Ashtu siç e kishte paralajmëruar më herët Këshilli i Lartë Gjyqësore, tashmë gjendet përpara një fakti të tillë, ka mungesë të gjyqtarëve në gjykata e apelit, jo vetëm për shkak të procesit të vetingut por edhe disa dorëheqjeve. Në rang vendi, sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjykata e apelit funksionojnë me 40% më pak gjyqtarë.

Për këtë arsye, KLGJ në një shkresë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit, dhe Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera, ka kërkuar një nismë urgjente për ndryshime në ligjin për organizimin e gjyqtarëve.

Sipas KLGJ, mungesa e gjyqtarëve, ka krijuar ngërç në proceset gjyqësore dhe rasti më i fundit ishte shtyrja e seancës të enjten ndaj Emiljano Shullazit, për të disatën herë. Gjykata e Posaçme e Apelit nuk mundi dot të formonte trupën gjykuese, pasi gjyqtarja e vetme ishte Albana Boksi.

Për shkak të pamundësisë për të formuar trupat gjykuese, gjyqi ndaj Shullazit mund të mos jetë i vetmi që të mbetet në ngërç, por të prek edhe gjyqe të tjera.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, shfaq shqetësimin, se numri i gjyqtarëve të apelit pritet të reduktohet edhe më tej për shkak të procesit të vettingut, nisur kjo nga një deklarim publik i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë, ku gjyqtarët kanë dalë me rezultate negative të kontrollit të pasurisë dhe interesave private, rreth gjysma e tyre.

KLGJ, po ashtu thotë se Gjykata e Apelit të Korçës, e cila ka mbetur vetëm me dy gjyqtarë dhe me këtë numër nuk mund të gjykojnë dot asnjë çështje, për këtë arsye është jashtë funksionit.

Numri i reduktuar ndjeshëm i gjyqtarëve të apelit, po cenon dhënien e drejtësisë dhe nën anën tjetër po rritet ndjeshëm numri i çështjeve gjyqësore, thotë KLGJ.

Artikulli paraprakSPAK KËRKON SEKUESTRON E 8 PRONAVE NË SHQIPËRI, 6 PREJ TYRE NE SHKODER
Artikulli tjetërSHKUAN T’U PRISHNIN AVLLINË, DY VËLLEZËR NË SHËNGJIN DHUNOJNË POLICËT BASHKIAKË