GJYKATAT E SHKODRËS, LEZHËS, PUKËS, TROPOJËS DHE KUKËSIT PËR VITIN 2014. Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder, gjykata e apelit ne Shkoder, gjykata e Lezhes, e Kukesit, Tropojes dhe Pukes kane realizuar kete te enjte analizen vjetore per vitin 2014. Te pranishem ne kete analize ishin edhe anetaret e KLD Gjin Gjoni dhe Astrit Haxhialushi. Gjykata e faktit vazhdon te kete problem numrin e ulet te gjyqtareve, infrastrukturen dhe zvarritjen e ceshtjeve nga ana e avokateve probleme qe shoqerojne edhe punen e gjykates se Apelit. Gjykata e faktit gjate 2014 ka gjykuar 4874 ceshtje nga te cilat 828 jane apeluar. Ndersa gjykata e apelit ka gjykuar 2800 ceshtje. Edhe ne analizen vjetore te vitit 2013 nga kreret e gjykatave u be publike zvarritja e ceshtjeve nga ana e avokateve e megjithe premtimet e KLD duket se ky problem ende nuk ka marre zgjidhje. Organika e gjyqtareve dhe ngarkesa e punes e nga ana tjeter infarastruktura jane shqetesime tashme te njohura per te gjitha gjykatat e veriut.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E SHËNDETIT ORAL
Artikulli tjetërMEMA: REFORMA TERRITORIALE E DËSHTUAR