Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me emërimin e 45 magjistratëve të rinj, që iu bashkuan gjykatave dhe prokurorëve këtë jave.

Në një reagim në Facebook, ambasada amerikane thekson se Reforma në Drejtësi po përparon dhe se po element kyç është zbatimi i saj i suksesshëm për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.

“Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj. Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.”, shkruan ambasada amerikane.

Artikulli paraprak“KORRUPSIONI, KËRCËNIM PËR SIGURINË KOMBËTARE”, AMBASADORJA KIM: SHBA DO TË NDËRMARRË VEPRIME NË PËRPUTHJE ME RRETHANAT
Artikulli tjetër“FAMILJET PO HUMBIN FËMIJËT!”, ILIR META PËR EMIGRIMIN E TË MITURVE: TË BASHKOHEMI PËR TË NDALUR AXHENDËN ANTIKOMBËTARE TË SHPOPULLIMIT