Të gjithë tregtarët ambulant që po largohen nga trotuaret për lirimin e hapësirave publike duhet që t’I drejtohen bashkisë Shkodër për marrjen e informacionit se çfarë mund të bëhet në një të ardhme të shkurtër. Drejtori i të ardhurave Blendi Gjylbegaj shprehet se zyra me një ndalesë në bashki pret çdo tregtar dhe brenda një kohë të shpejtë i kthehet përgjigje.

Gjylbegaj pohon se bashkia Shkodër në bazë të kërkesave mund të ndërtojë një plan strategjik për tregtarët ambulant duke mundësuar pozicionimin e tregjeve të reja.Sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike vijon pa ndërprerje.Në zonat ku po operojnë kryetarët e rajoneve dhe policia bashkiake bëhet e ditur se tregtarët ambulant nuk janë rikthyer për të zaptuar hapësirat publike, gjendje e cila synohet të mbahet në këto parametra.

Artikulli paraprakRAMA: KUSH PAGUAN TAKSAT ËSHTË PATRIOT
Artikulli tjetërGRATË NJIHEN ME MARRËVESHJET EKONOMIKE ME BALLKANIN