Bashkia e Shkodrës mund të konsiderohet me fat, pasi qytetarët e saj janë ndër më të rregulltit në pagesën e taksës familjare Blendi Gjylbegaj, Drejtor i të Ardhurave pranë Bashkisë Shkodër, thotë se për përmbushjen e këtij misioni po bashkëpunohet mes intitucioneve.

Sipas Gjylbegaj Bashkia gjatë vitit 2018 ka marrë masa edhe ndaj debitorëve që vijnë nga sektori buxhetor, të cilëve i është bllokuar llogaria që ka sjellë shlyerjen e detyrimeve që kanë për pagesen e taksave.

Ajo që ka ngecur dhe ka shumë punë për të bërë është mundësia e paktë për vjeljen e taksës bujqësore dhe ajo e infrastrukturës thotë Gjylbegaj

Drejtoria e te Ardhurave tashme ka hartuar planin e punes deri ne fund te vitit 2019 ne te cilin jane perfshire aksione per licensimin e biznesve, te cilet ushtrojne aktivitet te jashtligjshem por edhe shlyerja e detyrimeve nga abonentet familjare.

Artikulli paraprakYWCA, TRAJNIM KUNDËR DROGËS E ALKOOLIT
Artikulli tjetërMALI ZI, VRITET I “FORTI” I KOTORIT, SHPËRTHIM ME TRITOL