Disa prej shkollave dhe kopshteve shtetërore në Shkodër nuk janë të gatshëm për sezonin e ri shkollor.
Një gjë të tillë e pohon përgjegjësi i shëndetit mjedisor Burim Gjyli. Një pjesë e shkollave kanë bërë përmirësime ndërsa një përgjegjësi për kushtet e shkollave ka edhe Inspektoriati i Shëndetësisë. Gjithnjë në fillim të vitit shkollor një pjesë e shkollave të Shkodrës por edhe rrethinave kanë patur probleme, shqetësim që vijon të jetë prezent edhe këtë vit.