Depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve gjithnjë e më shumë përbëjnë shqetësim për jetën e qytetareve.

Alarmi vjen pas kontrolleve të shumta nga specialistet e shendetit publik , të cilat kanë konstatuar se uji i depozitave është johigjienik, burim i një sërë sëmundjeve.

Shefi i higjenes Burim Gjyli kerkon nga qytetaret e Shkodres te mos perdorin ujin e depozitave

Gjyli thote se nese perdorimi i tyre eshte nje domosdoshmeri atehere ato duhen pastruar cdo muaj.

Monitorimi i ujit të pijshëm kryhet vazhdimisht nga Drejtoria e Shëndetit Publik për t’u garantuar qytetarëve një cilësi dhe shëndet të mirë për popullatën.

Mirëpo problemi qëndron te depozitat e ujit. Ka mjaft familjarë të cilët kanë vite e vite që kanë depozita uji dhe nuk i kanë të pastruara dhe dezinfektuara thote specialisti prane Drejtorise se Shendetit Publik.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-15 SHPALLET KAMPIONE
Artikulli tjetërI NXEHTI, SHTOHEN RASTET NË KARDIOLOGJI