Kreu i opozitës Lulzim Basha ka hedhur akuza kundrejt Kryeministrit Rama duke thënë qe ai po rikthen gjyqet politike kundër qeverisë.

Ai ka postuar një status në Facebook ku thekson se pas 30-të vitesh të rrëzimit të diktaturës.

“ 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës- shkruan Basha.

Sipas këtij të fundit e gjitha kjo është bërë nga ana e Ramës për të dënuar Ervin Salianji, i cili denoncoi me fakte përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge.

“Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës.

Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit”- ka vazhduar kreu i opozitës.

Në fund Basha ka theksuar se askush nuk do të mundet t’i mbyll mbyll gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi të Partisë Demokratike. “Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike.

Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur- ka përfunduar Basha

Artikulli paraprakKLANDESTINET SIRIANË NË KËRKIM TË NJË STREHE, UDHËTOJNË PREJ 14 ORËSH, BANORËT E ZONËS U JAPIN USHQIME DHE RROBA
Artikulli tjetërMBYLLET SHKOLLA 9-VJEÇARE NË DARZEZË TË FIERIT,NXENESIT DO TRANSFEROHEN NË NJË TJETËR SHKOLLË